
Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë sekuestrohen telefon dhe substancë e dyshuar narkotike
Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, bazuar në informatat e siguruara nga Njësia e Inteligjencës Korrektuese dhe Sektorit te Sigurisë, janë realizuar kontrolle të rregullta të sigurisë, me qëllim parandalimin dhe identifikimin e mjeteve të ndaluara dhe materialeve të palejuara.
Kontrollet janë kryer nga zyrtarët e Sigurisë së Qendrës dhe kanë përfshirë hapësirat e brendshme dhe perimetrin e institucionit.
Gjatë kontrollit janë gjetur një telefon mini me kabllo mbushëse, si dhe një substancë e dyshuar si lëndë narkotike. Të gjitha gjetjet janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar Policisë së Kosovës për procedim të mëtejshëm.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në realizimin e kontrolleve të vazhdueshme dhe masave parandaluese, me qëllim ruajtjen e sigurisë dhe parandalimin e futjes së kontrabandës në institucionet korrektuese.



