IKSHPK: Për një javë shtatë raste reja me fruth, bën apel për vaksinimin e fëmijëve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në javën e fundit janë regjistruar edhe shtatë raste të reja me fruth

Sipas IKSHPK-së, gjatë periudhës 16 prill – 20 shtator 2026 janë konfirmuar 172 raste.

“IKShPK njofton qytetarët se krahas vaksinimit të rregullt sipas kalendarit të vaksinimit, është intensifikuar edhe vaksinimi i vonuar (catch-up), duke u mundësuar vaksinimin e fëmijëve që për arsye të ndryshme kanë shtyrë vaksinimin. Gjatë këtij viti, mbi 3,176 fëmijë të grup-moshës 2–5 vjeç janë vaksinuar përmes vaksinimit catch-up, duke dëshmuar angazhimin e prindërve për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve të tyre”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Njoftimi i plotë:

Vaksinimi është mbrojtja më e mirë – së bashku mbrojmë shëndetin e fëmijëve.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton qytetarët se vaksinimi kundër fruthit është masa më e rëndësishme dhe e sigurt për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe komunitetit.

Sipas të dhënave të IKShPK, gjatë periudhës 16 prill – 20 shtator 2026 janë konfirmuar 172 raste, prej tyre në javën e fundit janë regjistruar 7 raste të reja me fruth. Të dhënat tregojnë se mbi 95% e rasteve të konfirmuara me fruth janë te personat e pavaksinuar me vaksinën MMR, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e vaksinimit në mbrojtjen e fëmijëve nga fruthi. Kjo tregon qartë rëndësinë e vaksinimit në mbrojtjen e fëmijëve nga fruthi.

IKShPK njofton qytetarët se krahas vaksinimit të rregullt sipas kalendarit të vaksinimit, është intensifikuar edhe vaksinimi i vonuar (catch-up), duke u mundësuar vaksinimin e fëmijëve që për arsye të ndryshme kanë shtyrë vaksinimin. Gjatë këtij viti, mbi 3,176 fëmijë të grup-moshës 2–5 vjeç janë vaksinuar përmes vaksinimit catch-up, duke dëshmuar angazhimin e prindërve për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve të tyre.

IKShPK vlerëson pozitivisht angazhimin e prindërve, profesionistëve shëndetësorë, institucioneve dhe qytetarëve për rritjen e vaksinimit dhe mbrojtjen e fëmijëve nga fruthi. Çdo fëmijë i vaksinuar është një fëmijë më shumë i mbrojtur dhe një hap më afër ndërprerjes së përhapjes së sëmundjes.

Vaksinimi i rregullt + catch-up = më shumë fëmijë të mbrojtur!

Artikuj të tjerë

Back to top button