Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në gjashtë kantiere ndërtimi në Prishtinë, Mitrovicë dhe Pejë u gjetën shkelje të rënda

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në gjashtë objekte ndërtimi në Prishtinë, Mitrovicë dhe Pejë, pasi gjatë inspektimeve janë konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet janë zhvilluar në tri objekte ndërtimi në komunën e Prishtinës, dy në komunën e Mitrovicës, dhe një të Pejës

Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet janë zhvilluar në tri objekte ndërtimi në komunën e Prishtinës, dy në komunën e Mitrovicës dhe një në komunën e Pejës. Inspektorët kanë konstatuar se në këto vende pune nuk ishin ndërmarrë masat e nevojshme për krijimin e kushteve të sigurta.

Për shkak të mangësive të evidentuara, Inspektorati ka nxjerrë vendime për ndalimin e përkohshëm të punimeve. Aktivitetet ndërtimore do të mund të rifillojnë vetëm pasi të eliminohen parregullsitë dhe të plotësohen kushtet e kërkuara për mbrojtjen e punëtorëve.Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës. Ky institucion u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që t’i respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve.

Artikuj të tjerë

Back to top button