
Nëntë eprorë të Policisë së Kosovës, të diplomuar në Akademinë Kombëtare të FBI-së, morën pjesë në konferencën e 42-të të degës evropiane të Shoqatës së të Diplomuarve të kësaj akademie (FBINAA).
Konferenca u mbajt në Tiranë nga 19 deri më 23 shtator 2026 dhe mblodhi përfaqësues të institucioneve të zbatimit të ligjit nga vende të ndryshme të Evropës.
Sipas njoftimit, ky aktivitet ishte një mundësi për shkëmbimin e përvojave, krijimin e lidhjeve profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Në njoftim u vlerësua edhe kontributi i nëntë pjesëmarrësve nga Kosova, të cilët përfaqësuan institucionin me përvojën, profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre.


