
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Prishtinë–Gjilan, përkatësisht në fshatin Mramor.
Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo bëri të ditur se në këtë përplasje janë përfshirë tri automjete.
Rreth orës 16:00, në rrugën Prishtinë–Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre persona”.
Tutje, Ahmeti theksoi se njësiti i trafikut rajonal ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e plotë të rrethanave të aksidentit.



