
Një fëmijë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në fshatin Treboviq të Pejës
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Policia është njoftuar rreth orës 09:30 nga Emergjenca e Spitalit Rajonal në Pejë se aty ishte pranuar një fëmijë pa shenja jete”, tha Rugova.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes në Treboviq, si dhe në Spitalin Rajonal në Pejë, për të sqaruar rrethanat e rastit.
Rrethanat e rastit mbeten ende nën hetim.



