20 rrugë të Kamenicës do bëhen me ndriçim publik, Komuna ndan 120 mijë euro fond për të përmirësuar ndriçimin publik

Komuna e Kamenicës ka ndarë 120 mijë euro për përmirësimin e ndriçimit publik në 20 rrugë të territorit të komunës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, përmes një postimi, ku ka njoftuar se Drejtoria e Shërbimeve Publike tashmë është duke zhvilluar punimet në terren.

Sipas Rahimajt, ndërhyrjet përfshijnë rreth 11,315 metra rrugë, me punime që shtrihen nga qyteti i Kamenicës në Berivojcë, Roganë, Novosellë, Kopërnicë dhe Hogosht.

Rrugët ku po realizohen ndërhyrjet janë:

Rruga “Mehmet Shpendi”

Rruga “Besnik Maroca”

Rruga “Faik Konica”

Rruga “Beteja Ushit”

Rruga “Bekim Berisha Abeja”

Rruga e Dardanëve

Rruga e Moçarit

Rruga e Malit

Rruga “Rexhep Malaj”

Rruga “Sejdi Kryeziu”

Rruga “Shqipëria” – degëzimi 2

Rruga “Rexhep Qehaja”

Rruga “Musli Ymeri”

Rruga “Florim Kosumi”

Rruga “Iliria”

Rruga e Dëshmorëve

Rruga e Blinajave

Rruga “Savska”

Rruga “Vllaznim Bashkimi”

Rruga “Zukë Leci”

Sipas kryetarit Rahimaj, investimi synon krijimin e hapësirave më të ndriçuara, më të sigurta dhe më funksionale për qytetarët, si dhe përmirësimin e infrastrukturës publike në pjesë të ndryshme të komunës

Artikuj të tjerë

Back to top button