Një person plagoset me armë zjarri në fshatin Miradi të Fushë-Kosovës

Një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Miradi të Fushë-Kosovës

Rasti ka ndodhur rreth orës 15:50, ndërsa Policia e Kosovës është njoftuar përmes Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi personi i plagosur kishte kërkuar trajtim mjekësor.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitet policore.

“Menjëherë janë angazhuar njësitet policore, të cilat kanë nisë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar Ahmeti.

Sipas saj, personi i dyshuar për rastin tashmë është identifikuar, por ndodhet në arrati.

“Veprimet e mëtejshme po vazhdojnë në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, ka thënë Ahmeti.

Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e rastit

Artikuj të tjerë

Back to top button