Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë, përfshihen dy motoçikleta shkon në tre numri i të lënduarve

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë dy motoçikleta, ndërsa janë lënduar tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinë, Enis Pllana.

“Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në rrugën ‘Jusuf Gërvalla’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy motoçikleta. Tre persona kanë mbetur të lënduar”, ka thënë Pllana.

Ndërkaq personat e lënduar janë dërguar për trajtim në QKUK

Artikuj të tjerë

Back to top button