
Një person ka marrë lëndime që dyshohet të jenë shkaktuar nga goditja me mjet të mprehtë. Rasti ka ndodhur në Prishtinë mbrëmjen e sotme
Plagosja dyshohet të ketë ardhur pas një konflikti mes dy personave.
Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për Kryeqytetin, ka thënë se sot, më 30.09.2026, rreth orës 18:30, në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë, ka ndodhur një konflikt fizik ndërmjet dy personave.
“Sipas informatave fillestare, njëri nga personat ka pësuar lëndime, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, tha Pllana.
Lidhur me rastin, sipas tij, njësitet relevante policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.



