
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahman Rama, ka ripërsëritur qëndrimin e partisë më të madhe opozitare se për çështjen e presidentit mund të flasin me Lëvizjen Vetëvendosje te pasi të kalohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.
Ai tha se prioritet i PDK-së është kalimi i këtij projektligji, pavarësisht se kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se ky dokument mund do të procedohet brenda javës në kuvend, pasi të jetë dhënë opinioni ligjor nga Ministria e Drejtësisë.
“Ju e dini qëndrimin e PDK-së, por edhe të vetë kryetarit Bedri Hamza. Për neve prioritet është ligji për Dhomat e Specializuara, që të ketë mbikëqyrje të procesit dhe përkrahje financiare. Pas asaj mundemi me u ulë dhe me diskutu. Mendim dhe qëndrim i joni është që sa më parë që është e mundshme, Kosova t’i ketë të gjitha institucionet”, ka deklaruar Rama.



