Zyra për mbrojtjen e viktimave: Për një javë kemi trajtuar 57 raste të dhunës në familje

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave ka trajtuar 57 raste të reja gjatë një jave, nga 25 shtatori deri më 2 tetor 2026.

Nga këto raste, 48 kanë të bëjnë me dhunë në familje, ndërsa janë trajtuar edhe raste të trafikimit, dhunës seksuale, ngacmimit, vrasjes në tentativë, bashkëjetesës nën moshën 16-vjeçare dhe krimeve të luftës.

Gjatë kësaj periudhe, Mbrojtësit e Viktimave kanë qenë të angazhuar edhe në 104 seanca gjyqësore dhe 19 seanca në Prokurori.

 Po ashtu, janë dhënë 63 këshilla juridike dhe janë parashtruar kërkesa për urdhra mbrojtjeje.

Sipas të dhënave të ZMNV-së, gjatë kësaj jave janë shqiptuar edhe 19 aktgjykime dënuese, ndërsa janë regjistruar edhe vendime për kompensimin e viktimave, ankesa dhe referime të rasteve në institucione të tjera.

Artikuj të tjerë

Back to top button