
Forca Ajrore e Shqipërisë ka përcjellë për herë të parë kontingjentin e saj për t’u angazhuar në misionin e KFOR-it në Kosovë.
Lajmi është bërë i ditur nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji.
Forca Ajrore e Shqipërisë ka përcjellë për herë të parë kontingjentin e saj për t’u angazhuar në misionin e KFOR-it në Kosovë.
Kingji e cilësoi këtë angazhim si një përgjegjësi të rëndësishme dhe një tjetër dëshmi të kontributit të Shqipërisë dhe Forcave të Armatosura në Aleancën e NATO-s.
“Mision të mbarë dhe shërbim të suksesshëm në çdo detyrë”, uroi Kingji.



