Aksident i rëndë në Qagllavicë, shoferi humb kontrollin dhe godet dy vetura në parking

Një aksident I rëndë trafiku ka ndodhur në Qagllavicë, ku një veturë ka goditur dy vetura të tjera që ishin të parkuara.

Bëhet e ditur se,veturat e përfshira në aksident kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Deri më tani nuk ka informacione të tjera lidhur me rrethanat e aksidentit apo nëse ka persona të lënduar.

Artikuj të tjerë

Back to top button