
Një rast i dhunës në familje është regjistruar dje në Deçan. Gruaja ka raportuar burrin në polici për dhunë të vazhdueshme psikike.
“Është raportuar se bashkëshortja, në vazhdimësi ka dhunë psikike nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar.
“I dyshuari është arrestuar dhe ai gjatë intervistimit ka deklaruar se posedon një armë automatike. Njësia policore ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit ku e ka sekuestruar një armë automatike me një karikator të zbrazët”, thuhet në një njoftim të policisë.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.



