
Detaje të reja janë zbardhur nga tragjedia në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku të dielën u gjetën të vdekur 27-vjeçari Adonis Demiraj dhe vajza e tij tre muajshe.
Lidhur me rastin i arrestuar mbeti babai i 27-vjeçarit, 65-vjeçari Brahim Demiri, është arrestuar dhe dyshohet për “vrasje të rëndë”
Sipas burimeve dy viktimat dyshohet se janë ngulfatur ndërkaq dhe te viktima dhe te i dyshuari i arrestuar janë konstatuar shenja dhune, ku nga kjo nënkuptohet se para rastit tragjik ata ishin rrahur mes vete.
Sipas informacione zyrtare 27-vjeçari tashmë i ndjeri kishte pasur më herët probleme të me ligjin, pasi kishte precedente penale lidhur me rastet e dhunës në familje dhe posedimit të lëndëve narkotikëve.
Ndërkohë, mbeten të paqarta rrethanat se si foshnja kishte përfunduar nën kujdesin e babait, pasi nëna e saj dyshohet se e kishte lënë në spital pas lindjes.


