Vetaksident të Dobërqan të Gjilanit rrokulliset vetura lëndohen disa persona

Një vetaksident trafiku ka ndodhur mesditën e së martës në fshatin Dobërqan të Gjilanit, ku një veturë është rrokullisur.

Si pasojë e aksidentit, raportohet se ka persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat po merren me rastin.

Ende nuk dihen rrethanat e plota se si ka ndodhur aksidenti, ndërsa pritet të mësohen detaje të tjera lidhur me rastin.

Artikuj të tjerë

Back to top button