
Në kuadër të Laboratorit të Pesticideve, pranë Departamentit të Ekologjisë Humane, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), vihet në funksion metoda analitike për përcaktimin e mbetjeve të pesticideve në fruta dhe perime.
Kjo metodë e përcaktimit të mbetjeve të pesticideve në fruta dhe perime kryhet me anë të kromatografisë së gaztë (GC-MS), duke përdorur GC Agilent 8890 të lidhur me spektrometrin e masës (MS) 5977B.
Metoda analitike përfshin gjithsej 31 pesticide, përfshirë pesticide organoklorike, triazine, herbicide dhe insekticide piretroide.
Lista e pesticideve të përfshira në metodë:
Etridiazole, Chloroneb, α-BHC, Simazine, β-BHC, γ-BHC, Chlorothalonil, δ-BHC, Alachlor, Heptachlor, Chlorthal-dimethyl (Dacthal), Heptachlor epoxide isomer B, trans-Chlordane, cis-Chlordane, Endosulfan I, trans-Nonachlor, p,p′-DDE, Dieldrin, Endrin, Chlorobenzilate, Endosulfan II, p,p′-DDD, Endrin aldehyde, p,p′-DDT, Methoxychlor, cis-Permethrin (1RS), trans-Permethrin, Cypermethrin, Deltamethrin dhe Lambda-cyhalothrin.
Për momentin kapaciteti aktual analitik është 5 mostra në javë dhe pritet të rritet në të ardhmen.
Vënia në funksion e kësaj metode zgjeron mundësitë analitike të laboratorit në fushën e monitorimit të mbetjeve të pesticideve në fruta dhe perime, duke kontribuar në mbrojtjen e shëndetit publik dhe në vlerësimin e sigurisë së ushqimit.



