Prokuroria Themelore e Prizrenit konfirmon se ka filluar një aksion kundër lojërave të paligjshme të fatit në Prizren dhe Suharekë

Një operacion i gjerë policor kundër organizimit të dyshuar të paligjshëm të lojërave të fatit është duke u zhvilluar në Prizren dhe Suharekë. Aksioni është konfirmuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, i cili ka bërë të ditur se operacioni është ende në vazhdim dhe se ai ndodhet në terren. Bastisjet po realizohen në disa lokacione, pas një periudhe hetimesh për veprimtari të dyshuara të bixhozit ilegal.

Operacioni është ndërmarrë nga njësitë e hetimeve për krimet ekonomike. Hetimet kanë përfshirë vëzhgime në terren, grubullimin e informacioneve operative dhe zbatimin e informatave operative të fshehta hetimore.

Kryeprokurori Petrit Kryeziu ka konfirmuar duke shtuar se aksioni është në vazhdim e sipër, por nuk ka jep detaje më të hollsishme lidhur me rastin.

Kontrollet sipas informacioneve janë përqendruar në dy lokacione Prizren dhe Suharekë në bazë të urdhëresave të gjykatës.

Në fokus të hetimeve janë grumbulluar prova si paisjet e përdorura para të gatshme, telefona, sms si dhe DRV-të.

Deri tani nuk dihet saktë numri i objekteve të kontrolluara, deri në publikimin e plotë të informacioneve thuhet se Prokuroria e Prizrenit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do ndajnë detaje të reja ekskluzive lidhur me rastin

Artikuj të tjerë

Back to top button