Ndezi mbeturinat në Mirosalë të Ferizajit ndëshkohet qytetari me gjobë prej 500 eurosh

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të ndezjes së mbeturinave në fshatin Mirosalë të Ferizajt.

Sipas njoftimit, policët e stacionit të Ferizajt kanë reaguar menjëherë pas pranimit të një informatës për një zjarr të dyshuar në malet e këtij fshati.

Gjatë veprimeve policore, sipas njoftimit, është identifikuar M.K., 39-vjeçar, i cili kishte ndezur mbeturina.

Në njoftim është bërë e ditur se ndaj tij është shqiptuar gjobë kundërvajtëse prej 500 eurosh.

“Policia Rajonale e Ferizajt apelon te qytetarët që të mos ndezin mbeturina, apo materiale të tjera në hapësira të hapura, veçanërisht pranë pyjeve, pasi zjarret mund të përhapen shpejt dhe të shkaktojnë dëme të mëdha në natyrë, prona dhe të rrezikojnë jetën e qytetarëve.”, thuhet në njoftim

Artikuj të tjerë

Back to top button