Punëtorët e KEK-ut dalin në protestë të enjten, kërkojnë rritje pagash dhe pagën e 13-të

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të protestojnë të enjten, më 12 nëntor 2026, duke filluar nga ora 11:00, para zyrave të menaxhmentit të kësaj ndërmarrjeje në Prishtinë.

Protesta është organizuar nga Sindikata e Re e KEK-ut, e cila ka bërë të ditur se punëtorët kanë dy kërkesa kryesore: ngritjen dhe nivelizimin e pagave, si dhe realizimin e pagës së 13-të për të gjithë punëtorët për vitin 2026.

Përmes kësaj proteste, sindikata synon të kërkojë paga dinjitoze, trajtim të barabartë dhe respektim të të drejtave të punëtorëve.

“Për paga dinjitoze, për barazi dhe për respektimin e të drejtave të punëtorëve!”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Re të KEK-ut.

Artikuj të tjerë

Back to top button