Operacioni “Heshtja”: Arrestohet edhe ish-ministri Astrit Haraqija

Në mesin e personave të arrestuar në kuadër të operacionit antidrogë “Heshtja” është edhe ish-ministri Astrit Haraqija.

Sipas informacioneve të publikuara nga gazeta Sinjali , në mesin e të arrestuarve janë edhe Jeton Stanovci, Albana Xhemajli-Ramadani, Alban Maloku, Gëzim Feka dhe Baftije Feka.

Operacioni policor është zhvilluar më 14 nëntor në rajonin e Prishtinës, ku janë sekuestruar rreth 1.6 kilogramë kokainë, afërsisht 16 mijë euro para të gatshme, disa automjete luksoze, ora, telefona, pajisje elektronike, armë zjarri dhe municion.

Vlera e përgjithshme e pasurisë së sekuestruar raportohet të jetë rreth 301 mijë euro.

Rasti është duke u hetuar nga organet e drejtësisë.

Të gjithë personat e përmendur konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Artikuj të tjerë

Back to top button