BallinaZgjedhjet 2025

Mustafa: LDK-ja ofron vizionin e guximshëm dhe vendimtar që i duhet vendit

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, gjatë një konference për media, ka thënë se Kosova ka nevojë për një drejtim të ri.

Mustafa tha se LDK-ja ofron vizionin e guximshëm dhe vendimtar që i duhet dëshpërimisht vendit.

“Kosova nuk mund të përballoj edhe katër vjet të qeverisjes të LVV-së, nën udhëheqjen e Lumirit. LDK ofron vizionin e guximshëm dhe vendimtar që i duhet dëshpërimisht vendit tonë për të krijuar vende pune, për të mbajtur rininë këtu dhe për t’i kthyer dinjitetin tonë vendit në skenën ndërkombëtare”, tha ai.

Sipas tij pas katër vitesh përçarjesh dhe ngecje ekonomike është e qartë se qeveria e udhëhequr nga VV ka dështuar.

“LDK është e gatshme të ofroj stabilitet, llogaridhënie dhe progres që populli ynë meriton .Çdo ditë e më shumë qytetarët po bashkohen LDK-së sepse shohin shpresë, alternativë reale për të ardhmen e Kosovës. Së bashku po ndërtojmë lidhjen e përbashkimit që ta qoj Kosovën drejt një të nesërme me të vyeshme”, tha Musatafa.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button