Ballina
“Burrë”, Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas vizitës së ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit, sot në Kosovë.
Reagimi i Ramës ishte i shkurtër ku shkroi “Burrë” dhe ia bashkëngjiti një figurë të shqiponjës.
Thaçi qëndroi për vizitë në Kosovë ku e vizitoi babanë e tij në QKUK, i cili nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ai po ashtu në spital e takoi edhe nënën dhe gruan e tij.