Ballina

Kanosi prindin e tij dhe gjuajti me armë zjarri – personi i dyshuar ik në drejtim të panjohur

Nën ndikimin e alkoolit, një person në Pejë ka kanosur prindin e tij.

Sipas viktimës, i dyshuari kishte shtënë edhe me armë zjarri një herë brenda dhe pastaj jashtë shtëpisë, dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Në raportin24 orësh, Policia e Kosovës njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhe e fishekut, por nuk raportohet për viktima.

Derisa, lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

“Pejë 13.06.2025-21:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit dhe substancave narkotike, ka kanosur prindin e tij. Sipas viktimës, i dyshuari edhe ka shtënë me armë zjarri në brendi të shtëpisë dhe një here jashtë shtëpisë dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhe e fishekut. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton PK.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button