
Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 914 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit, sipas raportit policor.
Në këtë periudhë janë regjistruar 46 aksidente trafiku, prej të cilave 16 me të lënduar dhe 30 me dëme materiale. Nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet.
Sa i përket rasteve të tjera policore, janë arrestuar 16 persona, ndërsa 10 persona janë dërguar në mbajtje. Një person është dërguar në vuajtje të dënimit.
Në raportin 24-orësh nuk është shënuar asnjë person në ndalim policor



