AUV, jep detaje mbi tërheqjen nga tregu produktin e fëmijëve Aptamil AR2

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka kërkuar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të produktit Aptamil AR2, që përdoret si ushqim për foshnje.

Sipas AUV-it, në këtë produkt është identifikuar prania e substancës Cereulide e cila është toksike (toksinë) që prodhohet nga disa lloje të bakterit “Bacillus cereus“, i cili është i lidhur me helmimet ushqimore.

“Duke qenë se niveli i rrezikut është vlerësuar serioz, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në bashkëpunim me kompaninë importuese, ka ndërmarrë masa të menjëhershme për tërheqjen nga tregu të produktit, APTAMIL AR 2 ,formulë ushqimore për foshnje, paketimi, ENG 24 x 400 gr. Prodhuar nga Nutricia Infant Nutrition Ireland Ltd. (Danone), importues në Kosovë: UNION SH.P.K., Vushtrri”, thuhet në komunikatën e AUV-it më 26.01.2026.

Artikuj të tjerë

Back to top button