BE merr vendim: Pezullon importin nga Brazili për mishin e viçit, mishin e shpendëve, vezëve dhe mjaltit

Komisioni Evropian ka pezulluar importet e disa produkteve ushqimore nga Brazili, përfshirë mishin, për shkak të shqetësimeve lidhur me përdorimin e antibiotikëve dhe përputhjen me standardet evropiane.

Vendimi ka hyrë në fuqi më 3 shtator, pasi Brazili nuk arriti ta bindte Bashkimin Evropian se produktet e tij përmbushin rregullat e bllokut për përdorimin e antimikrobikëve.

Sipas Komisionit Evropian, BE-ja ndalon përdorimin e disa antimikrobikëve, përfshirë përdorimin e tyre për nxitjen e rritjes së kafshëve.Pezullimi prek mishin e viçit, mishin e shpendëve, vezët dhe mjaltin

Për disa prej këtyre produkteve, veçanërisht mishin e shpendëve dhe mjaltin, importet mund të rifillojnë pas përfundimit të një auditimi të nisur mbi bazën e garancive të ofruara nga autoritetet braziliane.

Ndërkaq, për mishin e viçit nuk janë ofruar ende garanci të mjaftueshme që do të mbulonin të gjithë ciklin jetësor të kafshëve.

Vendimi vjen në një kohë kur importet e mishit nga Brazili janë bërë pjesë e debatit rreth marrëveshjes tregtare mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Mercosur-it.

Fermerët evropianë kanë shprehur shqetësime se prodhuesit e Amerikës Latine nuk përballen me të njëjtat standarde fitosanitare dhe të sigurisë ushqimore si prodhuesit brenda BE-së.

Artikuj të tjerë

Back to top button