
Një kompani është gjobitur me 300 euro pasi kamioni i saj, që transportonte blloka ndërtimi, u ndalua nga Policia në Landovicë të Prizrenit.
Gjatë kontrollit, policët konstatuan se ngarkesa nuk ishte siguruar siç duhet, duke paraqitur rrezik për sigurinë në komunikacion
Rasti është evidentuar sot, gjatë patrullimit të rregullt të Policisë në magjistralen Prizren-Gjakovë.

Gjatë kontrollit është konstatuar se drejtuesi i kamionit nuk kishte siguruar ngarkesën, duke rrezikuar sigurinë në komunikacion. Për këtë shkelje, personit juridik – kompanisë pronare të kamionit – iu shqiptua gjobë në vlerë prej 300 euro”, njoftoi PK.



