
Deri në 30 minuta po shënohen pritjet më të gjata në pikën kufitare në Han të Elezit për të hyrë në Kosovë.
Ndërsa kolona e automjeteve për në këtë pikë ka arritur rreth 150 metra.Sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikat e tjera kufitare situata paraqitet më e qetë.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në 10 minuta, si për hyrje ashtu edhe për dalje nga Kosova.
Ndërkaq, edhe në Merdarë, koha e pritjes për kalimin e kufirit është deri në 10 minuta.Këto të dhëna janë përditësuar për herë të fundit të shtunën, më 18.07.2026, në orën 15:13.



