Digjet një shtëpi e pabanuar në Zveçan

Një shtëpi e pabanuar është djegur në Zveçan në mesnatën e së dielës.

Lajmin e konfirmoi shefi i Planifikimit në kuadër të Operativës Rajonale Mitrovicë-Veri të Policisë së Kosovës, Erduan Baliqi.

“Ai tha se deri më tani Policia nuk ka identifikuar ndonjë të dyshuar, ndërsa hetimet janë në zhvillim” shtoi ai.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur rreth orës 00:20, dhe deri më tani nga informatat dihet se kjo shtëpi ka qenë e pabanuar, ndërkaq thuhet se fatmirësisht shtëpia ka arritur të i mbijetoj zjarrit pas intervenimit me kohë për shuarjen e tij.

Artikuj të tjerë

Back to top button