Dogana e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin

Dogana e Kosovës dhe Dogana e Shqipërisë kanë thelluar bashkëpunimin.

Siç bëhet e ditur në njoftim, përfaqësues të Doganës së Kosovës zhvilluan sot një takim pune në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave të Shqipërisë, me fokus në shkëmbimin e përvojave rreth modulit të akcizës në sistemin ASYCUDA World,

“Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe ndarjes së praktikave të mira, me synim forcimin e kapaciteteve teknike dhe modernizimin e sistemeve doganore të të dyja vendeve”, thuhet në njoftim.

Artikuj të tjerë

Back to top button