Dogana e Kosovës lidh kontratë për shërbimet veterinare të qenve K-9

Dogana e Kosovës ka nënshkruar kontratë për ofrimin e shërbimeve veterinare për qentë e njësisë K-9.

Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, marrëveshja është lidhur më 20 gusht 2026 me operatorin ekonomik “Crazy Pet” SH.P.K., me seli në Prishtinë.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 4,507.10 euro, ndërsa shërbimet do të kryhen në ordinancën e operatorit ekonomik.

Kontrata është lidhur për një periudhë prej 36 muajsh, ndërsa aktiviteti i prokurimit ishte zhvilluar përmes procedurës së hapur, me kriter të dhënies “çmimi më i ulët”.

Në këtë tender ishin pranuar dy oferta, prej të cilave vetëm një ishte vlerësuar si e përgjegjshme.

Artikuj të tjerë

Back to top button