
Një person është arrestuar në Shtime pasi dyshohet se me datë 21.08.2026 kishte shkaktuar probleme në shtëpi, duke kërcënuar se do ta digjte shtëpinë, si dhe kishte gjuajtur me gurë prindërit e tij.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari më pasi ishte larguar nga vendi i ngjarjes, mirëpo pas pak ishte arrestuar.
I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.



