Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për ditën e sotme.
Sipas vendimit të MINT-it, çmimet maksimale janë: nafta (dizel): 1.72 euro për litër, benzina: 1.57 euro për litër dhe gazi: 0.63 euro për litër.
Çmimet e përcaktuara hyjnë në fuqi nga ora 10:00.
Një ditë më parë si nafta ashtu edhe benzina janë shitur për nga dy centë më lirë.



