
Një aksident I rëndë trafiku ka ndodhur në Qagllavicë, ku një veturë ka goditur dy vetura të tjera që ishin të parkuara.
Bëhet e ditur se,veturat e përfshira në aksident kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët e Policisë së Kosovës.
Deri më tani nuk ka informacione të tjera lidhur me rrethanat e aksidentit apo nëse ka persona të lënduar.



