Dyshohet se i sulmoi fizikisht dhe u hodhi sprej dy zyrtarëve policorë, arrestohet një burrë në Vushtrri

Një person është arrestuar në Vushtrri pasi që dyshohet se u ka hedhur sprej dhe i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë më datë 20.07.2026.Sipas njoftimit të Policisë, dy zyrtarët policorë dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.Si prova materiale, Policia bëri të ditur se janë gjetur dhe konfiskuar dy spreja dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e Policisë.Autoritetet njoftuan se rasti është nën hetime.

Artikuj të tjerë

Back to top button