15 fshatra të Klinës do të mbesin sot pa rrymë për gjashtë orë

KEDS ka njoftuar se sot, më 5 nëntor 2026, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në 15 lokalitete të Komunës së Klinës.

Ndërprerja do të zgjasë nga ora 08:00 deri në 14:00 dhe do të përfshijë daljen 10 kV J11 Klinavci nga NS 110/10 kV Klina.

Lokalitetet që do të mbesin pa energji elektrike janë:

Klinavc, Gjurgjevik i Vogël, Kernicë, Shtupel, Bingjë, Grapc, Leskoc, Krushevë e Vogël, Radulloc, Pataqan, Zllakuqan, Krushevë e Madhe, Ranoc, Berkovë dhe Rudicë.

Sipas KEDS-it, ndërprerja bëhet për shkak të mirëmbajtjes preventive dhe përmirësimit të defekteve të identifikuara përmes dronit, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe qëndrueshmërisë së rrjetit elektrik.

Artikuj të tjerë

Back to top button