
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ose ekipi i tij menaxhues i rrjeteve sociale ka bërë një gabim të vogël në një postim në faqen zyrtare të Kurtit.
Në orët e pasdites, Kurti publikoi një video-mesazh në faqen e tij zyrtare në Facebook, duke bërë thirrje për qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

Mirëpo, në postimin e tij të parë, Kurti ose ekipi i tij menaxhues i rrjeteve sociale, kishte harruar të largonte “urdhrin” që kishin marrë për postimin e videos.
“Postone pastaj në fb dhe insta:”, thuhej në mbishkrimin e videos të parë të publikuar në faqen zyrtare të kreut të LVV-së.
Postimi është larguar më pas nga faqja e kryeministrit në detyrë, duke u ripostuar më pas me mbishkrimin e vetëm: “Të dashur qytetarë, këtu nga Kodra e Trimave, në këto orët e fundit të mbetura të kësaj dite të rëndësishme, ju ftoj që të dilni e të votoni”.




