“Fundi i Arratisë”, arrestohet personi i shumëkërkuar dhe me rrezikshmëri në Shqipëri

Policia e Shqipërisë ka arritur që ta arrestojë një person të shumëkërkuar, Ylli Zalla.

Rasti ka ndodhur paraditen e së hënës, pas finalizimit të një operacioni policor të koduar “Fundi i Arratisë”.

Ky operacion ka rezultuar për kapjen e një personi shumë të kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Për këtë rast, ka reaguar edhe ministri i brendshëm i shtetit shqiptar, Besfort Lamallari.

“Operacioni u zhvillua nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë. Gjatë operacionit, në Krujë, u kap personi shumë i kërkuar Ylli Zalla, i cili i shmangej drejtësisë dhe tashmë është arrestuar nga Policia e Shtetit.”, ka shkruar ministri Lamallari.

Artikuj të tjerë

Back to top button