
Një person është plagosur me thikë në Fushë Kosovë, ndërsa i dyshuari është identifikuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 31 korrik 2026, rreth orës 23:00, në rrugën “Nëna Terezë”. Viktima, një mashkull kosovar, ka raportuar se është sulmuar me thikë nga një person i panjohur.
Pas veprimeve hetimore, policia ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin, po ashtu mashkull kosovar.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 31.07.2026 – 23:00. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se është sulmuar me thikë nga një person i panjohur. Pas hetimeve lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

