Hamilton falënderon partnerët e NATO-s, publikon fotografi nga Ura e Ibrit

Zyrtari i lartë i NATO-s, Kevin Hamilton gjatë vizitës në Kosovë ka qëndruar edhe në Mitrovicë nga ku ka publikuar fotografi duke e kaluar Urën e Ibrit.

Nga atje, zëvendësndihmës sekretari i Përgjithshëm për Partneritete në Aleancën Veri-Atlantike shprehu mirënjohje për partnerët e NATO-s që shërbejnë në KFOR.

“Duke kaluar Urën e Mitrovicës me Kapitenin e Forcave të Armatosura Zvicerane Raemy të Ekipit Ndërlidhës të Monitorimit të KFOR-it në veri të Kosovës. Thellë mirënjohës ndaj partnerëve të NATO-s që shërbejnë përkrah nesh në KFOR”, shkruan ai në X, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha një ditë më parë se Aleanca Veri-Atlantike i di emrat e atyre që e kanë kryer sulmin në Banjskë.

Bile nga Prishtina, Hamilton i bëri thirrje Beogradit që t’i vendosë para drejtësisë autorët e agresionit, si kusht për thellimin e marrëdhënieve NATO-Serbi.

Artikuj të tjerë

Back to top button