Hoxhaj: Shteti i Kosovës është marrë peng, situata është më serioze 

Deputeti Enver Hoxhaj para vazhdimit të seancës konstituive tha para mediave se për shkak të krizës politike situata në vend është serioze. “Nëse vitin e kaluar kemi pas temën kush do zgjidhet kryetar Kuvendi mandej kush do zgjidhet President i vendit dhe tash e kem temën se kush mund të bëhet nënkryetar i Kuvendit.

“Është vetëm një eufemizëm për atë që Republika e Kosovës, shteti i Kosovës është marrë peng. Unë mendoj që kjo situatë është më serioze”,tha ai.

Hoxhaj deklaroi se ajo çfarë ka ndodhur në dy muajit e fundit në Kosovë është pengmarrje. “Mendoj që kjo është në dorë të partisë së parë edhe të Albin Kurtit. Nëse ka vullnet politik që të konstituohet Kuvendi nëse nuk ka realisht nuk do të ndodh. Mendoj që kjo është në dorë të partisë së parë edhe të Albin Kurtit… Por kjo çfarë po ndodh në këto dy muajt e fundit është pengmarrje e Republikës së Kosovës”, ka theksuar Hoxhaj

Artikuj të tjerë

Back to top button