
Në Kuvendin e Kosovës ka rinusur seanca konstituive me pikën e mbetur të rendit të ditës atë të zgjedhjes së pesë nënkryetarëve, mes paqartësive nëse do të përmbyllet konstituimi i organit ligjvënës.
Të mërkurën, deputetët rizgjodhën Albulena Haxhiun në postin e kryetares, por më pas seanca u shty pas pas mospajtimeve mes partive politike lidhur me votimin e pesë nënkryetarëve.
Partitë nuk kanë gjetur pajtim se si të votohen nënkryetarët, në pako apo ndaras. Po ashtu, një tjetër arsye e shtyrjes së seancës nga Haxhiu ishte shprehja “në emër të popullit serb” e përdorur nga Igor Simiq i Listës Serbe kur ai propozoi një bashkëpartiak të tij për postin e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.



