I aksidentuari në Pejë në gjendje të rëndë, dërgohet në QKUK

Raportohet se i njëjti është transferuar nga Spitali i Pejës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe është në gjendje jo stabile, ndërsa pas kryerjes së ekzaminimeve të nevojshme është dërguar në sallën operative të Emergjencës.


Ndërsa gjatë ditës, zëdhënësi i Policisië së Ksoovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova ka konfirmuar se në aksident ishin të involvuara një kombi dhe një motoçikletë
“Sot rreth orës 16:25, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Ramun-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një kombi dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, deklaroi Rugova.

Artikuj të tjerë

Back to top button