Inspektorati mbyll tri qendra masazhi, shqipton pesë gjoba

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë,  Tregtisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Qendror të Punës, gjatë ditëve të fundit ka realizuar 98 inspektime të përbashkëta në qendrat e masazhit dhe lokalet e muzikës në të gjithë territorin e Kosovës.

Bazuar në komunikatën për media, si rezultat i mungesës së dokumentacionit të nevojshëm dhe mosrespektimit të orarit të punës, janë mbyllur tri qendra masazhi, prej të cilave dy në Gjakovë dhe një në Rahovec.

Po ashtu, në njoftim theksohet se IQMT ka shqiptuar pesë gjoba ndaj subjekteve që nuk kanë prezantuar dokumentacionin e kërkuar gjatë procesit të inspektimit.

Artikuj të tjerë

Back to top button