Nga e hëna nis faza e tretë e dezinsektimit në Prishtinë

Komuna e Prishtinës nis fazën e tretë të dezinsektimit, publikon oraret dhe lagjet ku do të zhvillohet procesi

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga e hëna, më 29 qershor, do të nisë faza e tretë e dezinsektimit hapësinor në kryeqytet.

Sipas njoftimit, procesi do të fillojë nga ora 20:00, sipas planit dinamik të operimit, ndërsa hedhja e larvicideve do të realizohet më 29 dhe 30 qershor, duke filluar nga ora 09:00.

“Ju njoftojmë se Faza e Tretë e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë për vitin 2026 fillon më 29.06.2026, nga ora 20:00, sipas planit dinamik të operimit. Hedhja e larvicideve do të realizohet më 29.06.2026 dhe 30.06.2026, duke filluar nga ora 09:00”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Autoritetet komunale kanë bërë të ditur se realizimi i aktivitetit varet nga kushtet atmosferike, andaj mund të ketë ndryshime në datat dhe oraret e planifikuara.

Komuna ka publikuar gjithashtu edhe planin e lagjeve dhe datat përkatëse ku do të zhvillohet procesi i dezinsektimit.

Artikuj të tjerë

Back to top button