
Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (ShISh) në Shqipëri, Vlora Hyseni, e shoqëruar nga forca të shumta policie, ka mbërritur në zyrat e Gjykatës së Posaçme.
Hyseni, e cila aktualisht është nën masën arrest shtëpie, sot pritet të njihet me masën e sigurisë, raporton Top Channel, transmeton TandemPress.
Gjatë kalimit nga rruga drejt gjykatës, Hyseni është shprehur shkurtimisht ndaj pyetjes së gazetarëve nëse Agasit i janë kaluar nga ana e saj dokumente të klasifikuara, duke u shprehur: “Si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit Rogner”.
Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, seanca e sotme do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe vetëm pas saj pritet të mësohet mbi vendimin e trupës gjyqësore dhe asaj që do të diskutohet në sallë.



