Ishte në kërkim ndërkombëtar për falsifikim të dokumenteve e legalizim të përmbajtjes së rreme, ekstradohet nga Italia në Kosovë

Një shtetas i Kosovës është ekstraduar nga Italia në Kosovë, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për falsifikim të dokumenteve dhe legalizim të përmbajtjes së rreme.

I dyshuari, i identifikuar me inicialet F.V, ishte arrestuar nga autoritetet italiane, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar më 28.01.2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në koordinim me njësitet relevante të Policisë dhe institucionet e drejtësisë.

Sipas Policisë, i dyshuari dyshohet se ishte shmangur nga drejtësia, ndërsa ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre italiane.Pas ekstradimit, ai i është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë për procedurat e mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të aktiviteteve kriminale.

Artikuj të tjerë

Back to top button