Istog: Shiu i rrëmbyeshëm rrëzon lisat dhe një shtyllë elektrike

Shiu i rrëmbyeshëm dhe erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa fshatra të Komunës së Istogut. Siç shihet në pamjet e publikuara një shtyllë elektrike është rrëzuar dhe në një rrugë tjetër disa lisa kanë rënë përtoke.

Dëmet më të mëdha janë raportuar në fshatrat Llugë dhe Llukafc.
Si pasojë e motit, disa rrugë janë bllokuar, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Nderkaq në disa rrugë u vështirësua çarkullimi i automjeteve.



